Gjashte
muaj e mbajti te fshehte ndarjen nga babai i djalit te saj. Tani erdhi
momenti per t’u rrefyer. Kengetarja Anjeza Branka tregon arsyen pse i
dha fund bashkejeteses trevjecare. Nuk e fsheh qe edhe eshte merzitur
por e ka gjetur terapine. Pushime ekzaltuese vetem me mikeshat e saj. I
ka filluar ne Vlore per t’i vazhduar ne Greqi, Turqi e Spanje gjate
gjithe veres. Vjen ne kete interviste per “Panorama Plus” se bashku me
nje set te nxehte fotografish ne plazhin e Vlores. Nuk ka pasur
fotograf me vete, por keto poza shume te bukura jane realizuar nga tre
vajzat qe e shoqeronin; motra me e madhe Alda, Paloma dhe Eda,
ish-velina e Fiks-it:
Deri tani ndarja jote nga Nardin, ishte perfolur thjesht si thashethem. Si eshte e verteta? Po,
jemi ndare dhe eshte nje ndarje qe ka ndodhur me mirekuptim. S’behet
fjale per asnje ceshtje tradhtie apo xhelozie ne mes. Thjesht s’kisha
me ndjenje per te, dhe mendoj se eshte shume e kote te vazhdoj te rri
me nje njeri kur s’ndiej me.
Keni gjashte muaj qe jeni ndare, pse vendose ta besh publike tani? Sepse
gjashte muaj i kalova duke reflektuar per vete dhe per te. Tani e
vendosa, pasi nuk pashe asnje ndryshim tek ai. Gjithsesi tani i uroj
atij nje fat dhe jete te mire!
Me babain e djalit thjesht bashkejetonit, nuk kishe bere celebrim. Do martohesh ndonjehere? Kurre
nuk them kurre. S’i dihet. Persa i perket kesaj lidhjeje e kam ditur qe
nje dite do te ndahesha. E kam shqisen e gjashte, ndaj i parandiej
gjerat.
Si po e kalon kete periudhe post-ndarjeje, po e shijon apo po e vuan? Nuk
mund te them qe nuk jam merzitur. Por une jam shpirt i lire, pa
komplekse. Keshtu qe pas ndarjes nuk u mbylla ne vetvete, nuk qaja, dhe
po me shijon shume dashuria e njerezve qe me rrethojne, djalit tim,
familjareve, shoqerise dhe fansave.
Pra ke filluar pushime ekzaltuese, a eshte kjo menyra e duhur? Sapo
jam kthyer nga nje jave e cmendur argetimi me motren Alda, Palomen, dhe
Eden, ish-velinen bionde te “Fiks Fare”, te cilat jane te treja dhe
mikeshat e mia me te mira. Jam argetuar pa fund, pasi dihet pasioni im
per te notuar ne det, per te bere xhiro pa fund me motora uji, dhe
jaht. Kam kaluar dite te mrekullueshme ne Radhime, Sumerdepo, Blic,
etj, dhe po ashtu kam kercyer shume dhe kam pire koktejlin tim te
preferuar brazilian “Kaipinuja”. Nderkohe qe ky eshte vetem fillimi
pasi kam planifikuar pushime te tjera ne Greqi, Spanje, Turqi.
Mos ndoshta je pak aventuriere? Normalisht besoj se
kjo eksperience me ka bere me te pjekur. Po jam aventuriere e qejfit,
ne kuptimin qe me pelqen ta shijoj jeten duke u argetuar.
Te tremb fakti qe ke nje djale, dhe qe duhet ta rrisesh ti e vetme? Jo aspak, pasi e kam lindur per qejfin tim, dhe jam shume e lumtur qe e kam.
Me muziken si po ecin punet? Jam
duke punuar per nje klip te ritmit R and B me titull “Metropol”. Kenga
eshte kompozuar nga Stine, dhe eshte me se e sigurt qe do te jete nje
hit i kesaj vere, pasi do te jem shume speciale aty. Per me shume
prisni klipin!
Tani je per bashkepunime ne muzike, apo do dalesh vetem? Jo,
tani sic jam vete “singel” ashtu dhe kenget do i nxjerr “singel”. Kam
vendosur qe tani e tutje te dal vetem. Mjaft me me bashkepunime.
Nderkohe je nje nga kengetaret qe merr pjese ne shume koncerte, me cilat kengetare takohesh? Po shpesh ne koncerte takohem me Zajminen, Ingridin dhe Ciljeten. Shkojme mire bashke.
Tani qe nuk je me ne familje, c’mendim ke per kohen qe ke kaluar? Mendoj
qe kane qene tre vite ku une kam humbur shume. Tani e kuptoj se sa kam
humbur nga karriera, pasi mund te kisha mundesine te beja shume me
shume. Ndaj tani e tutje thjesht do kenaqem per qejfin tim, me familjen
dhe do i kushtohem karrieres.
A ke nje sekret qe te ben te ndiesh ne humor? Besoj
ne Zot, mendoj se ai e di jeten time. Gjithashtu sa here zgjohem ne
mengjes them “Jam mire”, po ashtu dhe kur bie per te fjetur.
Mirë Se Na Erdhët Në WwW.ShQiPeT4EveR.Tk...!!
Ju Deshirojm Argetim Te Kendshem
Per Cdo Sen Qe Smundeni Ta Kuptoni Mundet Te Kontaktoni Permes E-mail:
dObRidOlli@HoTMaiL.CoM & bOSSI_92@HOTMAIL.cOM DHE SaLi@dEMiRi.CoM